Kapet me drogë në lokal, arrestohet i dyshuari në Podujevë

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, përkatësisht Njësia në Prishtinë, kanë arrestuar një person të dyshuar për përfshirje në veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti është trajtuar në kuadër të Planit Operativ “Vera 2026”, pas dyshimeve se një person merrej me shitblerje të lëndëve narkotike.

I dyshuari është lokalizuar në një lokal në qytetin e Podujevës, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar 6 paketime me substancë narkotike, që dyshohet të jetë marihuanë, si dhe dëshmi të tjera që lidhen me rastin.

Policia ka bërë të ditur se personi me inicialet F.S., mashkull kosovar, është intervistuar dhe ndaj tij është iniciuar rast penal për veprën e dyshuar.

Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU