No menu items!

Kapet në Vërmicë i dyshuari për më shumë se 1 ton drogë në vlerë të 5 milionë eurove

Policia e Kosovës pati gjetur një plantacion narkotikësh në fshatin Sferkë të Klinës, gjatë shtatorit të vitit të kaluar

Meqë rast u patën konfiskuar mbi 1 ton drogë të llojit kanabis, vlera e të cilit shkonte në mbi 5 milionë euro.

Derisa, sot më 5 prill, policia ka arritur të arrestojë një të dyshuar, shtetas i Shqipërisë, për këtë rast.

Këtë e ka konfirmuar, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Është ndaluar një person në Vërmicë, i cili dyshohet për kultivim të narkotikëve, përkatësisht për kultivimin e mbi 3 mijë kg narkotik në fshatin Sfërkë të Klinës. Është shtetas i Republikës së Shqipërisë. I njëjti është ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndërkohë prokurori i shtetit është duke e përpiluar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit”, ka thënë Nikçi.

Derisa, për këtë rast, ka pasur edhe të tjerë të arrestuar.

Në ditën kur policia kishte ndërmarrë aksionin në plantacionin në fjalë, patën arrestuar të dyshuarin Aleks Gerbi, shtetas shqiptar. Ndërkaq, u pat thënë se janë edhe 6 të tjerë të dyshuar.

 

Kush janë pesë personat që po i kërkon antidroga për kultivim të kanabisit

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.