No menu items!

Kapet një veturë me armë në Drenas, rezulton të jetë e Don Xhonit – arma nuk ishte e tij

Njësitë e Reagimit të Shpejtë kanë ndalur sot një veturë të tipit Land Rover në fshatin Poklek të Drenasit, ku gjatë kontrollit në fiokun e mesit është gjetur një armë zjarri e tipit “DERYA” 9x19mm dhe një karikator me 10 fishekë.

Burime të sigurta kanë konfirmuar për Sinjalin se vetura në fjalë është në pronësi të artistit të njohur Don Xhoni. Megjithatë, arma nuk i përkiste atij. Sipas informatave të siguruara, arma ishte në pronësi të djalit të axhës së tij, i cili e posedon me leje dhe me autorizim për ta përdorur në poligon të qitjes.

Rrethanat e sqaruara në Polici tregojnë se një ditë më parë, djali i axhës së Don Xhonit kishte përdorur veturën dhe kishte harruar armën në të. Të nesërmen, Don Xhoni kishte dalë me të njëjtën veturë, pa qenë në dijeni për praninë e armës, deri në momentin kur Policia e ndaloi për kontroll.

Në një prononcim për sinjalin, Don Xhoni deklaroi se Policia ka vepruar me profesionalizëm:
“Policia ka qenë shumë korrekte dhe profesionale gjatë gjithë trajtimit. Jam shoqëruar në stacion ku kam sqaruar të gjitha rrethanat. Më pas ka ardhur edhe djali i axhës, pronari i armës, dhe ka dhënë deklaratën e tij. Gjithçka është sqaruar.”

Artisti ka falënderuar Policinë për qasjen e drejtë dhe ka theksuar se nuk ka pasur asnjë keqkuptim gjatë gjithë procesit. Ai është liruar menjëherë pas sqarimeve dhe nuk është subjekt i ndonjë mase penale.

Ndërkohë, rasti mbetet i hapur për procedura të mëtejme ligjore ndaj pronarit të armës/Rapoeto24

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.