Në orët e pasdites të datës 27 prill 2025, në pikëkalimin kufitar në Bërnjak, gjatë një kontrolli të përbashkët të realizuar nga zyrtarët policorë kufitarë dhe ata doganorë, është sekuestruar një shumë e konsiderueshme parash të padeklaruara
Siç njofton Policia, gjatë kontrollit të automjetit me targa serbe, të drejtuar nga një shtetas i Serbisë, janë gjetur 11,300 euro dhe 79,780 dinarë të SRB-së, të cilat nuk ishin deklaruar siç kërkohet me ligj. Kjo shumë është vlerësuar në rreth 678 euro, sipas kursit të këmbimit zyrtar.
Aktualisht, rasti është duke u trajtuar nga Dogana e Kosovës, që ka nisur procedurën për kundërvajtje doganore.