Kaos në Bukuresht – lojtarët e Kosovës braktisin fushën pas thirrjeve “Serbi, Serbi”, vendimin e merr UEFA
Pak para mesnatës, arbitri danez Morten Krogh, doli në fushë dhe dha shenjë për fundin e ndeshjes. Afër tij ishin lojtarët e Rumanisë, por jo edhe lojtarët e Kosovës
Ata braktisën fushën në minutat shtesë të ndeshjes. Pas një përplasjeje në fushë të kapitenit Amir Rrahmani me futbollistin rumun, Denis Alibec, u krijua një tollovi e madhe. U përfshinë shumica e lojtarëve, ndërkohë që në tribuna nisën fyerjet. Kishte thirrje “Serbi, Serbi”, ndër të tjera. Kishte edhe hedhje të gjësendeve në fushën e lojës. Ndërkohë disa prej lojtarëve të Kosovës e bënë figurën e shqiponjës dykrenare.
Pas thirrjeve “Serbi, Serbi”, kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani u kërkoi lojtarëve të tjerë që të largohen nga fusha. Këtë edhe e bënë.