Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) njofton opinionin publik dhe të gjithë konsumatorët se ka filluar me sukses zbatimin e vendimit për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike, në përputhje me kuadrin ligjor dhe rregullator në fuqi.
Bazuar në:
• Rregulloren ZRRE Nr. 08/2017 për Furnizuesin e Mundësisë së Fundit (FMF), dhe
• Vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) Nr. V_1544_2022, datë 03.08.2022,
KEK është përcaktuar zyrtarisht si Furnizues i Mundësisë së Fundit (FMF) me vlefshmëri deri më 30 Korrik 2025 për konsumatorët që nuk kanë përzgjedhur furnizues në tregun e lirë.
𝐅𝐢𝐥𝐥𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐟𝐮𝐫𝐧𝐢𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐠𝐚 𝐅𝐌𝐅
Zbatimi i këtij vendimi ka hyrë në fuqi më 01 Qershor 2025, duke garantuar furnizim të pandërprerë për të gjithë konsumatorët që aktualisht nuk janë të lidhur me ndonjë furnizues komercial.
Në përputhje me këtë obligim, më 31 Maj 2025, KEK ka siguruar me sukses kapacitetet e nevojshme për blerje të energjisë në tregun e hapur, me një çmim mesatar prej 64.55 €/MWh, i vlefshëm për datën 01 Qershor 2025.
Për informacione të përditësuara mbi çmimet e tregut, konsumatorët mund të referohen në bursën zyrtare të energjisë ALPEx:https://alpex.al/sq/rezultatet-e-tregut/
Për çdo informacion shtesë lidhur me furnizimin nga FMF ose hapat për kalim në treg të lirë, konsumatorët mund të kontaktojnë KEK në adresën zyrtare: 𝐟𝐮𝐫𝐧𝐢𝐳𝐢𝐦𝐢@𝐤𝐞𝐤-𝐞𝐧𝐞𝐫𝐠𝐲.𝐜𝐨𝐦
Me respekt,
Departamenti për Marrëdhëdhëdhënie me Publikun dhe Komunitete
KOSOVO ENERGY CORPORATION