No menu items!

KEK: Konsumatorët e FMF-së do të furnizohen maksimum deri në 60 ditë

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka sqaruar sot se roli i saj si Furnizues i Mundësisë së Fundit (FMF) është një obligim ligjor i përkohshëm, dhe jo një garanci afatgjatë për furnizim me energji elektrike.Në një takim me përfaqësues të bizneseve dhe organizatave ekonomike, KEK theksoi se furnizimi i përkohshëm është në përputhje me vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) dhe vlen për një periudhë maksimale prej 60 ditësh.

Nga data 1 qershor 2025, KEK ka filluar automatikisht furnizimin me energji për konsumatorët që nuk kanë zgjedhur ende furnizues në tregun e lirë dhe që janë shkëputur nga KESCO.

“KEK gjithashtu ka njoftuar përfaqësuesit e bizneseve se, sipas rregullores së ZRRE-së dhe legjislacionit në fuqi, nga data 01.06.2025 ka filluar automatikisht furnizimi me energji për konsumatorët që ende nuk kanë zgjedhur furnizues në tregun e lire dhe te cilet nga kjo date jane shkyqur nga KESCO si FSHU.

Gjithashtu, KEK ka kërkuar bashkëpunimin e përfaqësuesve të bizneseve që t’u bëjnë thirrje anëtarëve të tyre për nënshkrimin sa më të shpejtë të kontratave me KEK-un si FMF, në mënyrë që ky proces i rëndësishëm për sektorin energjetik të zhvillohet me sukses, pa ndërprerje dhe në përputhje me kornizën ligjore”, thuhet mes tjerash ne njoftim.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.