No menu items!

KEK shënon rritje të ndjeshme në prodhimin e energjisë dhe qymyrit gjatë 9-mujorit të parë të vitit 2024

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë të ditur përmes një komunikate zyrtare se gjatë periudhës janar–shtator 2024, ka arritur rezultate të shkëlqyera në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, pavarësisht sfidave që lidhen me teknologjinë e vjetërsuar.

Sipas të dhënave zyrtare:

Bruto prodhimi i energjisë elektrike ka arritur në 4.6 milion MWh, krahasuar me 4.03 milion MWh në vitin 2023 – një rritje prej 14%.
Eksploatimi i qymyrit ka shënuar po ashtu ngritje: nga 5.1 milion ton në 2023, në 5.9 milion ton në 2024 – që përfaqëson një rritje prej 15%.
Një rritje e madhe është shënuar edhe në shitjen e tepricave të energjisë elektrike (kryesisht gjatë natës). Gjatë 9-mujorit të parë të 2024 janë shitur 568,000 MWh, krahasuar me 242,000 MWh vitin e kaluar – një rritje prej 135% apo 326,000 MWh më shumë.

Këto rezultate dëshmojnë angazhimin e vazhdueshëm të KEK-ut për të rritur efikasitetin dhe kapacitetin prodhues, si dhe për të qenë një kontribuues i rëndësishëm në stabilitetin energjetik të Kosovës dhe të rajonit.

KEK konfirmon se do të vazhdojë të jetë një partner i besueshëm për furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike, duke kontribuar njëkohësisht në zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit energjetik në vend.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.