No menu items!

KEK thotë se projekti A3 nuk është anuluar, por është pezulluar përkohësisht për shkak të një ankese

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka reaguar lidhur me raportimet për projektin kapital “Rehabilitimi dhe Modernizimi i Njësisë A3 në Termocentralin Kosova A”, duke sqaruar se projekti nuk është anuluar, por vetëm pezulluar përkohësisht për shkak të një ankese të paraqitur në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP).

Sipas KEK-ut, pezullimi është një procedurë standarde ligjore që zbatohet automatikisht në bazë të Ligjit për Prokurimin Publik, në rastet kur ndonjë operator ekonomik ushtron ankesë.

“Ky nuk është as rasti i parë, as i fundit i pezullimit të përkohshëm për arsye procedurale”, thuhet në njoftimin e korporatës.

KEK ka bërë të ditur se më 2 korrik 2025, Zyrtari i Prokurimit ka dorëzuar kërkesën për heqjen e pezullimit në OSHP, duke u mbështetur në nenin 112 të Ligjit për Prokurimin Publik.

Kosovë

Sinjali.com

04 Korrik 2025 18:40

Sipas tyre, ankesa e paraqitur është e pabazuar dhe këtë e dëshmon edhe raporti i Ekspertit Shqyrtues të OSHP-së, i cili ka rekomanduar refuzimin e saj si të palejuar.

Korporata thekson se projekti ka rëndësi strategjike për sigurinë energjetike të vendit dhe është duke u zhvilluar në mënyrë transparente e të drejtë, me mbështetjen e ekspertëve të brendshëm dhe konsulencës nga USAID, ndërsa dokumentacioni është hartuar sipas standardeve ndërkombëtare.

“Apelojmë që të gjitha palët të shmangin dezinformatat dhe të kontribuojnë në një debat të bazuar në fakte, transparencë dhe ligjshmëri”, përfundon reagimi i KEK-ut.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.