No menu items!

Kënga “Dance The Night” e Dua Lipës zë vendin e parë në Mbretërinë e Bashkuar

Kënga “Dance The Night” e Dua Lipës u publikua më 26 maj. Ajo erdhi si një kolonë zanore e filmit “Barbie”, premiera e të cilit ishte në muajin qershor.

Ky projekt arriti suksese të mëdha dhe vetëm për një kohë të shkurtër ka kaluar shifrën e 85 milionë klikimeve në platformën YouTube.

Tani është mësuar se kjo këngë ka zënë vendin e parë në Mbretërinë e Bashkuar, gjersa lajmi i gëzueshëm u bë i ditur nga vet 28 vjeçarja.

Dance The Night është numër një në Mbretërinë e Bashkuar. Java e ditëlindjes po ecën mirë. Shumë dashuri për të gjithë ata që po e dëgjojnë”, ka shkruar Lipa.

Ylli nga Kosova ka bërë gjithashtu debutimin në aktrim si Mermaid Barbie në filmin e Warner Bros.

Ajo shfaqet në film vetëm 30 sekonda.

Ndërkohë që filmi ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm, duke u bërë projekti me më së shumti fitime për 2023.

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.