Një zyrtar policor në Lipjan është kërcënuar përmes rrjeteve sociale.
Rastin e ka paraqitur në polici.
“Ankuesi mashkull kosovar zyrtar policor, ka raportuar se një person i panjohur për të në rrjete sociale kishte postuar një foto të tij të përcjellë me disa mesazhe kërcënuese që lidhen me punën si zyrtar policor”, ka njoftuar policia.
Policia përmes raportit 24-orësh njofton se është iniciuar rasti dhe po hetohet nga ekipet relevante. /Raporto24/