No menu items!

Kërkesa për seancë një herë në javë, Deliu: Më pak punë më shumë ngërç, VV po kërkon minimumin e angazhimit

Blerta Deliu, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, ka komentuar propozimin e Lëvizjes Vetëvendose që seanca për konstituim të mbahet një herë në javë në vend të çdo 48 orë, duke thënë se kjo ‘‘me fjalë të tjera’’ nënkupton ‘‘më pak punë, më shumë ngërç’’.

Ajo ka theksuar edhe se vendi ndodhet në krizë institucionale.

‘‘Në vend që të punojnë me intensitet për zgjidhjen e bllokadës,  po kërkojnë minimumin e mundshëm të angazhimit. Kuvendi ka dështuar 17 herë radhazi të zgjedhë Kryetarin, e vendi ndodhet në krizë institucionale, tani del kërkesa që seancat të mbahen vetëm një herë në javë, në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit. Me fjalë të tjera: më pak punë, më shumë ngërç’’, ka shkruar ajo. /GazetaExpress

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.