No menu items!

Kërkohet ndihmë për 7-vjeçarin nga Malisheva që vuan prej sëmundjes së rëndë

Familja Krasniqi nga fshati Drenoc i Malishevës po përballet me një ngjarje të rëndë, pasi fëmija i tyre, Diari, po vuan nga sëmundja e rëndë, Burkitt lymphoma. Për shërimin e vogëlushit, duhen 190 mijë euro, shumë kjo e papërballueshme për ta siguruar familja, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një lutje publike, është kërkuar nga njerëzit vullnetmirë t’i ndihmojnë për ta arritur këtë shumë të mjeteve, e cila ju duhet familjes për ta vazhduar trajtimin e djalit në Itali.

Ministria e Shëndetësisë i ka siguruar 60% të të hollave, por pjesa tjetër akoma nuk është grumbulluar.

“Diari ka nevojë per ndihmën e të gjithëve! – Diari vuan nga sëmundja (lymphoma burcit) dhe ai duhet të kërkoj shërim në Itali por nevojiten 190.000 euro, ku 60% të kësaj shume e ka siguruar ministria e shëndetësisë por nevojiten edhe diku 60.000 euro”

Të gjithë ata që kanë mundësi, mund të kontribuojnë përmes llogarisë me të dhënat e mëposhtme.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.