Policia e Kosovës ka bërë të ditur se me date 27.12.2022 rreth orës 17:50 është iniciuar rast vjedhje, rasti ka ndodhur ne rrugën Ekrem Rexha Prizren, në Qendrën Tregtare “Abi Çarshia”, shkruan Raporto24.
“Në rastin e raportuar ankuesi ka deklaruar se një personi i panjohur ia kishte marr parat nga kuleta e tij, gjithsej 420 (katërqind e njëzet) euro”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia tutje bën të ditur se lidhur me rastin policia ka siguruar video incizime dhe foto të dyshuarit që dyshohet që i ka vjedhë parat, janë bërë hetime te vazhdueshme për identifikimin e personit të dyshuar.
“Përkundër përpjekjeve të bëra, deri më tani nuk është arrite që të identifikohet dhe të lokalizohet vendqëndrimi i të dyshuarit.Me qëllimin që të zbulohet sa më pare vendndodhja dhe identiteti i tij, nga Prokurori i Shtetit lëshohet “Autorizim” për publikimin e fotografive të mara nga kamerat e sigurisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Polocia kërkon bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kane çfarëdo informate , apo din diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë në Prizren , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë.