Gazetari Leonard Kërquki ka paralajmëruar se sonte, në emisionin “Pressing” në televizionin T7, do të transmetohet ekskluzivisht një video e papublikuar më parë që, sipas tij, tregon qartë momentin kur Agon Zejnullahu humbi jetën gjatë arrestimit nga policia.
Sipas Kërqukit, 27-vjeçari nuk ka vdekur në duart e policisë, por është mbytur nga përdorimi i forcës së tepruar dhe jo-profesionale nga ana e disa zyrtarëve policorë në qendër të Lipjanit.
“Sonte, ekskluzivisht në ‘Pressing’, transmetohet videoja e plotë – pa ndërhyrje dhe e pa-shfaqur ndonjëherë më parë – ku shihet qartë momenti kur Agoni jep shpirt”, ka shkruar Kërquki në një postim.
Ai e quan ngjarjen një vrasje makabre, e shkaktuar nga pakujdesia, mungesa e profesionalizmit dhe arroganca e forcave të rendit.
📺 Transmetimi i videos pritet të bëhet sonte në ora 20:45 në T7./Raporto24/