No menu items!

KESCO lanson kalkulatorin për llogaritjen e subvencionit të qeverisë për tarifat e energjisë elektrike të 8 shkurtit

Më 8 shkurt 2022, kur ZRRE-ja kishte miratuar tarifat e reja të energjisë elektrike, Qeveria e Republikës së Kosovës u zotua se do të ofrojë 100 milionë euro për të subvencionuar mbulimin e një pjese të kostos për të gjithë konsumatorët, të cilat janë përfshirë në përllogaritjen përfundimtare.

Përkatësisht, tarifat aktuale të cilat janë në fuqi përfshijnë subvencionimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, prej të cilave 47 milionë euro janë ndarë për periudhën shkurt-gusht 2022.

Për të lehtësuar dhe kuptuar më mirë diferencën në shumën e subvencionuar nga Qeveria, KESCO ka zhvilluar kalkulatorin: http://subsidy.kesco-energy.com , ku qytetarët e Republikës së Kosovës jo vetëm se mund të shohin shumën totale të faturës, por edhe vlerën e këtij subvencioni, e cila zbritet automatikisht nga faturimi i konsumatorëve.

Në faqen e krijuar nga KESCO, ky subvencionim llogaritet automatikisht, thjesht duke shënuar shifrën e konsumatorit që gjendet në pjesën e sipërme të faturës.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.