No menu items!

Këta janë dy të arrestuarit për rrahjen e 40-vjeçarit në Shtërpcë

Dy persona janë arrestuar të hënën në mesditë në fshatin Shushicë të Shtërpcës, pasi dyshohet se kanë rrahur një 40-vjeçar. Përleshjes i parapriu një debat verbal me ofendime e sharje që eskaloi në dhunë fizike, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se dy të dyshuarit e arrestuar për këtë rast janë vëllezër dhe bëhet fjalë për Jovixa Milic (39-vjeçar) dhe Goran Milic (41-vjeçar).

Viktima që u sulmua nga dy vëllezërit ka marrë trajtim mjekësor dhe sipas burimeve të Sinjalit është jashtë rrezikut për jetë.Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës dhe kanë njoftuar se dy të dyshuarit tashmë ndodhen nën masën e ndalimit policor.

“Sot, rreth orës 12:00 policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informacion se në fshatin Sushicë të Shtërpcës është një rast i lëndimit trupor. Policia i ka marrë veprimet e nevojshme, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar dy të dyshuarit G.M (M/K) 41-vjeçar dhe J.M (M/K) 39-vjeçar, të cilët i kishin shkaktuar lëndime trupore personit S.M ( M/K), 40-vjeçar, i cili ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtërpcë”, thuhet në raportin e policisë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.