No menu items!

Këta janë dy të rinjët që thyen autolarjen e grabitën paratë në Veternik

Në orët e para të mëngjesit të 15 marsit 2025, në lagjen Veternik të Prishtinës, ku një autolarje vetëshërbyese është thyer.

Sinjali mëson ekskluzivisht se dy të dyshuarit janë Leotrim Avdiu, rreth 19-vjeçar dhe A.G, rreth 17-vjeçar.

Siç mëson Sinjali, viktima, ka konstatuar se kutia ku grumbulloheshin pagesat ishte dëmtuar, duke pësuar një dëm prej 200 eurosh dhe një humbje direkte prej 140 eurosh.

Me të marrë vesh rastin, Policia ka ndërmarrë menjëherë veprimet hetimore, kështu dike siguruar pamjet e kamerave të sigurisë dhe dëshmitë e qytetarëve në zonë, të cilat kanë çuar në identifikimin e dy të dyshuarve.

Të dy janë shoqëruar në stacionin policor dhe, pas intervistimit në prani të prokurorit kujdestar, janë ndaluar për 48 orë. Ata janë transferuar në qendrën e mbajtjes në Skenderaj.

Rasti është cilësuar si “Vjedhje e rëndë” dhe hetimet janë në vazhdim.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.