Tre persona janë arrestuar sot në një operacion antidrogë të zhvilluar në qytetin e Prizrenit, nën drejtimin e Njësisë Antidrogë nga Gjakova dhe me mbështetje të njësive tjera policore.
Burime të sigurta të Sinjalit bëjnë me dije se dy nga të ndaluarit janë:
Armando Simonak Fejsal Hajredini, i njohur edhe me nofkën “Cali”
Të dyshuarit janë ndaluar gjatë një bastisjeje të organizuar në kuadër të një operacioni të shënjestruar kundër rrjeteve të trafikimit të substancave narkotike.
Gjatë kontrollit në lokacionet e bastisura, janë sekuestruar sasi të konsiderueshme droge dhe prova të tjera të rëndësishme që forcojnë dyshimet për përfshirjen e tyre në veprimtari të paligjshme./Raporto24