No menu items!

Këta janë të arrestuarit për therjen me thikë në Prishtinë – vazhduan përleshjen edhe në QKUK

Një përleshje e dhunshme mes disa personave ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së kaluar në Prishtinë, ku për pasojë janë shënuar lëndime serioze trupore si rezultat i përdorimit të mjeteve të ftohta.

Burime të Sinjalit bëjnë me dije se të përfshirë në incident janë katër persona: Jasir Beqiri, Andi Xhela, Olti Ahmeti dhe Kreshnik Krasniqi.

Sipas informacioneve fillestare, rreth mesnatës, në një pjesë të qytetit është raportuar një përleshje mes Ahmetit, Xhelës dhe Beqirit, gjatë së cilës njëri nga ta është plagosur me thikë. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në Urgjencën e QKUK-së, mirëpo përplasja mes tyre ka vazhduar edhe aty, duke e përshkallëzuar më tej situatën.

Në fazën e dytë të konfliktit, në ambientet e QKUK-së, është përfshirë edhe personi i katërt, Kreshnik Krasniqi, çka ka intensifikuar më shumë përleshjen. Të gjithë të përfshirët kanë pësuar lëndime trupore, të cilat janë konfirmuar përmes raporteve mjekësore.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokuroria, e cila ka urdhëruar nisjen e procedurës penale për veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Lëndim i rëndë trupor”. Ndaj të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të provohet me vendim të formës së prerë

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.