No menu items!

Këta janë tre anëtarët e familjes Thaqi të arrestuar për fajde dhe detyrim në Prizren

Policia e Kosovës e ka konfirmuar raportimin e Sinjalit për aksionin e zhvilluar në Prizren nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, që rezultoi me arrestimin e tre personave. Gjatë zbatimit të operacionit policor, janë arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në veprat penale ‘fajde’ dhe ‘detyrim’, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se tre të arrestuarit janë Jeton Thaqi, Istref Thaqi dhe djali i tij, Ardiani.

Tre anëtarët e familjes Thaqi dyshohen se duke kanosur viktimën, në vazhdimësi kanë tentuar ta detyrojnë që të veprojë kundër pasurisë së tij.

Urdhër kontrolli i lëshuar nga Gjykata është realizuar në fshatin Caprac të Prizrenit.

“Në vendbanimet e personave të dyshuar janë sekuestruar dëshmi të rëndësishme të cilat do të përdorën si dëshmi në procedura të mëtutjeshme. Dyshohet se këta persona duke kanosur viktimën, në vazhdimësi kanë tentuar ta detyrojnë që të veprojë kundër pasurisë së tij.” – njoftoi Policia.

Të dyshuarit pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit ndalohen për 48 orë

VIDEO👇

https://www.facebook.com/share/v/SS3umqiXTrmyPqS4/
https://www.facebook.com/share/v/SS3umqiXTrmyPqS4/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.