No menu items!

Këta janë zyrtarët policorë që u përfshinë në incidentin në Klinë – IPK rekomandon suspendimin

Gazeta Sinjali ka siguruar emrat e zyrtarëve policorë të cilët janë përfshirë në incidentin që ka ndodhur në qytetin e Klinës dhe që ka çuar në reagimin e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK).

Burime të besueshme konfirmojnë për Sinjalin se Nezir Gashi, Enis Elezaj dhe Shkëlqim Saliaj, të gjithë të angazhuar në Stacionin Policor të Klinës (në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë), janë subjekt i rekomandimit për suspendim nga ana e IPK-së.

Ky veprim vjen pas zhvillimeve të fundit dhe dyshimeve për përfshirje të tyre në një incident të cilësuar si cenim i etikës dhe sjelljes së zyrtarit publik në detyrë. Sipas njoftimit zyrtar, ndaj tyre do të vazhdojnë hetimet disiplinore dhe eventualisht penale, varësisht nga rezultatet e shqyrtimit të brendshëm.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.