No menu items!

Këta katër persona po kërkohen nga policia, dyshohen për vrasje të rëndë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë Jug, me autorizim të prokurorit të shtetit, kërkon bashkëpunimin me qytetarët për arrestimin e katër personave në kërkim.

Personat e kërkuar janë të dyshuar se kanë veprën penale vrasje e rëndë me datë 10.07.2021 në rrugën “Evlia Qelebiu” në Mitrovicë.

Gjithashtu kërkohet bashkëpunimi i qytetarëve për arrestimin e personave të dyshuar se kanë kryer veprën penale vrasje e rëndë me datë 12.02.2021, në rrugën “Bislim Bajgora” në Mitrovicë.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që për çdo informacion që ndërlidhet me personat në kërkim apo vendndodhjen e  tyre, të lajmëroj Policinë e Kosovës.

Informacione për personat në kërkim, mund të dërgoni në Nënstacionin/ Stacionin Policor më të afërt, përmes telefonit apo edhe përmes aplikacionit ,,Lajmëro Policinë”.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192

– +381 (0)28 532 366-Drejtoria Rajonale  Mitrovicë Jugu

–  044/704 511

– E-mail adresa: [email protected]

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.