No menu items!

“Këtë e mësova nga maestro”, Brahim Diaz përqafon Modricin pasi shënoi gol të bukur në stërvitje

Tifozët e Real Madridit janë të kënaqur me atmosferën në zhveshtore mes lojtarëve dhe një nga faktorët kryesorë në këtë histori është kroati Luka Modric.

Kapiteni kroat ndikon veçanërisht te lojtarët e rinj si Arda Guler dhe Rodrygo Goes, por tani edhe 24-vjeçari Brahim Diaz ka treguar se çfarë mendon për të.

Gjegjësisht, Diaz shënoi një gol të bukur në një nga seancat e fundit stërvitore të Realit, pas të cilit vrapoi për të përqafuar Modric.

“Këtë e kam mësuar nga maestro, vëlla, maestro!”, ka thënë me buzëqeshje sulmuesi i Los Blancos

Diaz u rikthye këtë sezon pas huazimit trevjeçar në Milano dhe që nga rikthimi i tij ai është paraqitur dhjetë herë për Realin në të gjitha garat.

Ai shënoi dy gola dhe luajti 193 minuta, kryesisht nga stoli.

Një situatë e ngjashme për sa i përket minutave është edhe me Modricin, i cili nuk është më standard nën drejtimin e Carlo Ancelottit. Ai luajti 617 minuta. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.