No menu items!

Këto mund të jenë dënimet që UEFA mund t’ia japë Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Pas ndeshjes së Kombëtarës së Kosovës kundër asaj Rumune, e cila u zhvillua më 12 shtator e u shënua me tensione të mëdha, ku ishte në diskutim edhe anulimi i lojës shkaku i skandalit të tifozëve rumunë që shfaqën një banderolë ku shkruhej “Kosova është Serbi”, UEFA i nisi dje hetimet ndaj kësaj Federate.

Federatës së Futbollit të Rumanisë, po ngarkohet me gjashtë pika për thyerjen e rregullave në ndeshjen me plot skandale kundër Kosovës.

Thirrjet nacionaliste e banderola, nuk janë arsyeja e vetme për të cilën mund të dënohen rumunët pasi ata përfunduan në procedurë disiplinore edhe për pesë raste të tjera, që lidhen me bllokimin e rrugëve, ndezjen e objekteve piroteknike, hedhjen e gjësendeve në fushë, mesazhet ofenduese provokuese dhe sjelljet raciste.

Në bazë të rregullave të shtëpisë së futbollit evropian, Kombëtarja e Rumanisë mund të dënohet me dy ndeshje pa praninë e shikuesve, kundër Andorrës më 15 tetor dhe ndaj Zvicrës më 21 nëntor.

Gjithashtu, Federata Rumune e Futbollit mund të gjobitet me 100 mijë euro.

Rumunët ishin gjobitur më parë nga UEFA me 15 mijë euro në këto eliminatore pas këndimeve dhe thirrjeve të tifozëve në ndeshje me Bjellorusinë

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.