No menu items!

KFOR-i nuk largohet nga Kosova, Rutte: Diskutuam gjerësisht me udhëheqësit kosovarë

Sekretari gjeneral i NATO-s, Mark Rutte, në një deklaratë gjatë Samitit të NATO-s në Hagë, theksoi përkushtimin e vazhdueshëm të aleancës ndaj stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, si dhe ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon.

“Ende jemi shumë të vëmendshëm. KFOR-i është atje në Kosovë, EUFOR-i në Bosnje”, tha Rutte, duke shtuar se ka zhvilluar bisedime të gjera me udhëheqësit në të dy vendet gjatë një vizite në rajon.

Ai gjithashtu bëri të ditur se ka pasur një darkë pune në Bruksel me presidentin e Serbisë, çka dëshmon për angazhimin aktiv diplomatik të NATO-s.

Rutte nënvizoi se, përtej deklaratave të gjata tradicionale, që sipas tij ngjajnë më shumë me histori nga koha e lindjes së Jezusit deri sot, NATO po synon të fokusohet në veprim konkret dhe bashkëpunim efikas.

“Bashkëpunojmë ngushtë me udhëheqëset evropiane si Kaja Kallas dhe Ursula von der Leyen. Qëllimi ynë është të fokusohemi në veprime konkrete”, theksoi ai.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.