Doarsa Kica-Xhelili nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë se dikur Kurti thoshte se qytetaret më të varfër në Evropë po i paguajnë faturat më të shtrenjta të energjisë elektrike.
E nesër Kica-Xhelili thotë se Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRrE) po synon rritjes e radhës së çmimit të rrymës për konsumatorët.
“Qytetarët më të varfër në Evropë po i paguajnë faturat më të shtrenjta të energjisë elektrike.” Kështu fliste dikur VV. Një VV moralizuese që sot do të ishte oponenti i dhunshëm i vetvetes. Teksa nesër ZRrE “e mësyn” rritjen e radhës së fryrjes së faturave, Ministrja e Ekonomisë ankohet se arsya e shpenzimit të rrymës është prodhimi i drogës, e përfaqësuesi i emëruar nga Qeveria në ZRrE ua ofendon inteligjencën çdo ditë qytetarëve. E qytetarët? Mezi mbijetojnë”.
“Por ky nuk është halli i Qeverisë në detyrë. Varësisht si e kur “zgjohen në mëngjes”, para a pas zgjedhjeve, reflektimet e tyre ndryshojnë. Ju kujtohet në zgjedhje kryeministri? “Unë e kam ditë që jam i fortë, po s’e kom ditë që jam kaq i fortë”. I fortë paska qenë Martini, kryeministër. I dobëti qenke ti”, ka thënë ajo. /Gazeta Express