No menu items!

Kica-Xhelili për Haxhiun: U flet veç militantëve të vet – rrugëtimin politik e ka ndërtuar mbi ofendime

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, përmbysi argumentin e anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje se nëse partitë nuk e votojnë emrin e kësaj partie për kryetar të Kuvendit, ata mund të veprojnë me të njëjtën logjikë në rastin e emërimeve të nënkryetarëve të Kuvendit.

Dallimi i Kryekuvendarit me nënkryetarët e këtij institucioni, sipas kundërargumentit të zonjës Kica-Xhelili, buron nga fakti se i pari përfaqëson Kuvendin si tërësi.

Kryetari i Kuvendit nuk e përfaqëson partinë politike, ai e përfaqëson Kuvendin, por vetëm si e drejtë i përket partisë më të madhe. Dallimi i KK me nënkryetarët është pikërisht ky, sepse ai përfaqëson Kuvendin, e ata tjerët janë veç emërime politike,” – tha deputetja e LDK-së.

Në këtë kontekst, Kica-Xhelili tha se vlerësimi i partisë së saj është se kryetari i parlamentit duhet “të jetë në gjendje ta përfaqësojë Kuvendin denjësisht, e jo antitezën e dinjitetit të Kuvendit.”

Në rastin e propozimit të Albulena Haxhiut për kryekuvendare nga partia fituese, deputetja Kica-Xhelili e përkufizoi rrugëtimin e saj politik si “të ndërtuar mbi ofendime” dhe jo “mbi vlerësime politike e ligjore.”

“Rrugëtimi politik i Albulena Haxhiut është ndërtuar mbi ofendime, e jo mbi vlerësime politike e ligjore. Dhe unë nuk kam si ta quaj përveç hipokrizi performative. U flet veç militantëve të vet, asgjë të vërtetë nuk ka çka flet.”

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.