Kida ngjall dyshime për shtatzëni pas paraqitjes së fundit në koncert
Këngëtarja e njohur Kida, e cila muaj më parë mori një propozim të veçantë për fejesë nga partneri i saj, vazhdon të jetë shumë aktive në muzikë, duke sjellë projekte të reja dhe duke mbajtur mbrëmje muzikore, shkruan Raporto24.
Në koncertin e saj të fundit, Kida u shfaq me një pamje disi ndryshe. Në disa fotografi të publikuara, fansat kanë vënë re një bark të vogël dhe menjëherë kanë nisur aludimet për një shtatzëni të mundshme.
Megjithatë, këngëtarja deri tani nuk ka dhënë asnjë koment lidhur me këto spekulime.