No menu items!

Kievi nën sulme masive ruse, disa të vdekur

Kievi është sulmuar me dronë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, ka kërcënuar se do t’i përgjigjet një sulmi masiv të Ukrainës në Rusi.

Forca Ajrore e Ukrainës ka njoftuar se Rusia ka lëshuar raketa balistike dhe dronë të premten herët, raportoi CNN.

Autoritetet kanë raportuar se janë vrarë katër persona dhe dhjetëra të tjerë kanë pësuar lëndime.

Katër persona janë konfirmuar të vdekur në kryeqytet. Operacionet e kërkimit dhe shpëtimit po vazhdojnë në disa lokacione”, ka thënë kryetari i Kievit, Vitali Klitschko.

Shërbimet në metro janë ndaluar për shkak të sulmeve që dëmtuan një tren mes stacioneve.

Sulmet ajrore kanë vënë në flakë edhe ndërtesa në disa pjesë të qytetit.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.