No menu items!

Kimete Berisha pas lavdeve të Gërvallës për Vitinë: Gjynah në duar të kujt ka përfunduar Kosova

Opinionisja Kimete Berisha ka reaguar pas shkrimit që ka bërë dje kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla e ku lavdëronte punën e Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Berisha një një shkrim në Facebook, thotë se me fjalë të tjera ajo se cka ka shkruar Gërvalla i bie “Rroftë vdekja”.

“Ministresha e Punëve të Jashtme e uroi përzemërsisht Ministrin e Shëndetësisë që ka arritur ta bëjë Kosovën shtetin më të rrezikshëm në botë në përhapjen e Covid-it!  Ministresha e ka zakon, sa që herë flet – gabon.  Dhe asnjëherë nuk merret me punët e veta!  Mund të merret me Egjiptin që është duke e shqyrtuar çnjohjen e Kosovës , por s’ka kohë, se është e ngarkuar t’ia heq kapelën Arben Vitisë”, ka thënë Berisha.

“Mos ashtu, mos e lavdo vdekjen, se s’ka kuptim. Të idhnohet ‘Jeta’!  P.S. Gjynah Kosova në duar të kujt ka përfunduar! Thjesht gjynah!  Gati e pabesueshëm gjithë ky mjerim”, tha ajo.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla mbrëmë i ka dalë në mbrojtje ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, pasi ky i fundit po kritikohet për menaxhimin e pandemisë.

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.