Dhurata që 14-vjeçarja medaliste e artë olimpike, Arisa Trew, kërkoi nga prindërit e saj është unike.
Arisa, një skateboardiste 14-vjeçare nga Australia, së fundmi bëri histori në Lojërat Olimpike të Parisit duke fituar medaljen e artë në garën e skateboarding për femra.
“Prindërit e mi më premtuan se nëse fitoja medaljen e artë, do të merrja një rosë” tha Trew gjatë një konference për shtyp pas fitores së saj duke shtuar: “Janë shumë të lezetshëm, dhe mund t’i çoj për shëtitje”
Me medaljen historike të artë, Trew pret me padurim ardhjen e shoqes së saj të re me pendë.
Për shkak të orarit të saj rigoroz të stërvitjes dhe garave, Trew dhe familja e saj janë vazhdimisht në lëvizje, gjë që e bën të vështirë kujdesin për kafshët shtëpiake tradicionale si qentë apo macet.
“Prindërit e mi definitivisht nuk do të më lejonin të merrja një qen apo një mace sepse ne jemi duke udhëtuar kaq shumë për momentin” shpjegoi Trew për mediat në Australi.


