Një person është vrarë sonte në fshatin Gadime të Lipjanit.
Indeksonline mëson se i vrari është SH.L(emër i njohur për redaksinë) i moshës 50 vjeçare.
Deri tek incidenti fatal erdhi pasi dy familje janë gjuajtur me armë zjarri.
Forca të shtuara të Policisë së Kosovës janë duke qëndruar në Gadime.
Indeksonline do të vazhdoj të ju mbaj të informuar në lidhje me këtë rast.