No menu items!

Kjo është vajza nga Kosova e cila është pjesë e kompanisë “META” të Mark Zuckerberg

Plarenta Deshishku, shqiptarja nga Kosova, është pjesë e kompanisë “Meta”. Ajo punon në departamentin e “Global Operations” në “Facebook”.

 

Deshishku është një profesioniste me origjinë shqiptare dhe jeton dhe zhvillon karrierën e saj në Dublin, Irlandë.

Gazeta Ekspres shkruan se ajo është diplomuar për Administrim Biznes dhe Menaxhim të Përgjithshëm në “ESCP Business School”, kurse studimet pasuniversitare i ka ndjekur në “Trinity College Dublin”.

Deshishku, edhe pse në një moshë të re, ka tashmë një karrierë të mbushur me trajnime, specializime dhe eksperienca të ndryshme pune.

Nga muaji korrik 2021 ajo është bërë pjesë e departamentit të “Global Operations” në rrjetin social Facebook, si “Market Specialist”.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.