No menu items!

“Kobra” s’e pranon fajësinë për vrasjen, mbrohet në heshtje

Një person ka ndërruar jetë dhe një tjetër është plagosur si pasojë e të shtënave me armë mbrëmë në lokalin “Kobra City” në Prizren.

Sipas dyshimeve të Prokurorisë, pronari i lokalit “Kobra City”, Dibran Hoxha, dyshohet se ka shtënë me armë zjarri ndaj dy shtetasve të Shqipërisë të cilët ishin duke u larguar me veturë nga parkingu i lokalit në fjalë, pas një përleshje fizike që kishin pasur me punonjësit e lokalit në ambientin e brendshëm.

Por, këto akuza i ka mohuar vetë pronari i lokalit, Dibran Hoxha, i cili është mbrojtur në heshtje.

Në një prononcim për lajmi.net, avokati i Hoxhës, Nexhat Elshani, ka deklaruar se klienti i tij nuk e ka pranuar fajësinë.

“Është mbrojtur në heshtje. Nuk e ka pranuar fajësinë. Momentalisht janë pesë persona të ndaluar për 48 orë. Kaq janë informacionet deri më tani, kryesorja është që klienti nuk e ka pranuar fajësinë”, ka deklaruar Elshani.

Kujtojmë se sipas raportimeve, dy shtetasit e Shqipërisë pas sherrit brenda lokalit “Kobra City”, kishin dalë jashtë për t’u larguar nga lokali, ndërsa janë plagosur derisa ishin në veturë. Si pasojë e plagëve të marra, njëri shtetas i Shqipërisë ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në Spitalin Rajonal të Kukësit, ndërsa personi tjetër është jashtë rrezikut për jetë. /Lajmi.net/

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.