No menu items!

Koci: Pas vendimit të Kushtetueses po shihet se bllokuesi është Albin Kurti

Avokati Arianit Koci sonte në “Edicionin Special” në Klan Kosova foli në lidhje me situatën në Kuvendin e Kosovës dhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ai tha se ky aktgjykim ka qenë i qartë mjaftueshëm, por se kur dikush dëshiron, mund të gjejë diçka për ta keqinterpretuar.

“Me të vërtetë po mendoj që kjo është tepruar tani. Është interesant që e kam vërejtur që krejt politikanët janë njëjtë”.

“Derisa nuk është marrë vendimi i Gjykatës Kushtetuese unë u kam bërë presion të gjithëve bashkë, deputetëve dhe kam menduar se të gjithë janë fajtor”.

Tash pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, është vendim i qartë, Gjykata ka mund edhe më qartë me artikulu komplet mendimin e vet, por edhe kështu është qartë mjaftushëm. Kur don me lexu me keqbesim, kur don me keqinterpretu ti mundesh me gjet vazhdimisht”, tha ai.

Koci u shpreh se pas vendimit të Kushtetueses, sipas tij po shihet se bllokuesi i Kuvendit është Albin Kurti.

“Tash po shihet se bllokues, pas vendimit është Albin Kurti dhe tash për njëherë përkrahësit e Vetëvendosjes, prej “simpatizantit të Vetëvendosjes” po thonë “ti je përkrahësh i këtyre të tjerëve”.

“Çka po shohim këtu? Cili është rezultati? Rezultati është që secili politikan qenka i njëjtë në Kosovë, secili na shfrytëzoi neve”, u shpreh ai.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.