No menu items!

Kohë të vështira për beqarët, 1 vit burgim për çiftet e pamartuara që kapen “mat” në hotel

Të jesh i ri dhe i beqar në Marok nuk është e lehtë.

Çiftet e pamartuara që kapen në të njëjtën dhomë hoteli mund të burgosen deri me një vit burg, sipas nenit 490 të kodit penal.

Kjo masë e ka penalizuar turizmin.

Hotelet jo vetëm që kanë humbur turistët e huaj për shkak të pandemisë, por janë të detyruar të largojnë klientët, që nuk janë të pajisur me certifikata martesore.

Çdo javë policia kontrollon të dhënat e hoteleve për të kontrolluar nëse ka shkelje.

Për këtë arsye, strukturat e hotelerisë në Maroko kërkojnë nga qeveria të legalizojë seksin paramartesor, shkruan “The Economist”.

Ndërkohë, Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dekriminalizuar së fundmi marrëdhëniet seksuale jashtëmartesore, me sauditët që thonë se në hotelet e vendit nuk kërkohen më certifikata martesore

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.