No menu items!

Komandanti amerikan premton vazhdimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes me Kosovën

Komandanti amerikan premton vazhdimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes me Kosovën

IndeksOnlineE Hënë, 02 Qershor 2025 13:49

Komandanti i Divizionit të 28-të të Këmbësorisë së Ushtrisë Amerikane, Gjeneral Major Michael E. Wegscheider ka thënë se partneriteti i ShBA-së me Kosovën në fushën e mbrojtjes do të vazhdojë në shumë aspekte.

Kështu ai është shprehur pas takimit me ministrin në detyrë të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ku i pranishëm ishte edhe Stephen Osborn Agjutant i Përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Ajova-s, gjeneral brigade.

“Gjeneral Wegscheider theksoi se partneriteti me ShBA do të jetë gjithnjë e më i fuqishëm dhe do të vazhdojë në shumë aspekte në fushën e mbrojtjes”, ka cituar Maqedonci gjeneralin amerikan.

Maqedonci në këtë takim ka thënë se përveç ushtrimit  “Defender Europe 25”, është diskutuar edhe për hapat që kanë marrë si ministri në implementimin e Plantit të Përgjithshëm të Tranzicionit të FSK-së.

“Gjatë takimit, krahas mirënjohjes që shpreha për faktin që kanë përzgjedhur pikërisht Kosovën për vendosjen e komandës së këtij divizioni, gjithashtu diskutuam dhe për pjesëmarrjen aktive të FSK -së në këtë ushtrim, e që është ushtrimi më i madh ushtarak në kontinentin e Evropës, pastaj diskutuam po ashtu rreth hapave të ndërmarr nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës në implementimin e Planit të Përgjithshëm të Tranzicionit, ristrukturimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, në funksion të përmbushjes së objektivave strategjike me qëllim primar forcimin e ushtrisë sonë dhe sigurisë në vend”, ka thënë ai.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.