Komandanti i Policisë në Kaçanik, Halim Shehu, ka konfirmuar për Raporto24 se nga nesër do të marrë një pozitë të re në Ferizaj.
Ai nuk ka dhënë detaje lidhur me arsyet e largimit nga pozita e komandantit në Kaçanik.
Shehu largohet nga pozita e drejtorit të Policisë në Kaçanik, ndërsa mbetet për t’u parë se cila do të jetë saktësisht detyra e tij e re në Ferizaj/Raporto24/