No menu items!

Komandanti ukrainas i njohur me nofkën “Gjeniu” zbulon armën më efektive perëndimore

Në oborrin e një shtëpie ferme që tani strehon ushtarët e Brigadës së 47-të të mekanizuar të ushtrisë ukrainase, Sky News është njohur me një njësi në krye me komandantin e tyre, kapiten Oleksandr “Sasha” Shyrshyn.

Rreth 10 kilometra larg kufirit me Rusinë, përtej tij shtrihet rajoni i Kurskut që Ukraina pushtoi gjatë verës – dhe ku ky batalion po lufton tani.

Ata janë sjellë në këtë zonë nga betejat e ashpra në rajonin lindor të Donbasit, për të forcuar forcat ukrainase tashmë këtu.

Kapiteni Shyrshyn shpjegon se mes mungesave të shumta me të cilat duhet të përballet ushtria, mungesa e këmbësorisë po bëhet një problem kritik.

Sasha është vetëm 30 vjeç, por ai është i mençur. Ai drejtonte një organizatë që ndihmonte fëmijët në lindje të vendit përpara se të vishte uniformën e tij dhe të shkonte në luftë.

Ai është i famshëm në Ukrainë dhe konsiderohet si një nga komandantët më të lartë në terren, i cili nuk ka frikë të shprehë pikëpamjet e tij për luftën dhe mënyrën se si po zhvillohet ajo.

Nofka e tij është “Gjeniu”, që i është dhënë nga njerëzit ushtarët e tij.

Sasha ftoi ekipin e SkyNews që të shohin një nga mjetet luftarake amerikane Bradley që përdor njësia e tij.

“Ne mund të shkojmë në atë rrugë, mos u shqetësoni se nuk është një fushë e minuar”, bëri ai paksa shaka.

Ata shkuan në vendin ku i fshihnin autoblindat amerikane që sipas tij janë cak i vazhdueshëm i dronëve rusë.

Sasha thotë se Bradley është vetura më e mirë që ndonjëherë të ketë përdorur. Si një autoblindë e mirë, ai thotë se kjo po i ndihmon ukrainasit të zmbrapsin sulmet ruse.
Pothuajse e tëra puna jonë në fushëbetejë ka të bëjë me autoblinda siç është Bradley. I përdorim për evakuim, për lëvizje të ushtarët nga njëri vend në tjetrin si dhe t’i mbrojmë nga zjarri i armikut. Kjo autoblindë është shumë e sigurtë dhe ka karakteristika shumë të mira”, shtoi ai. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU