No menu items!

Kombëtarja e Kosovës te femrat nis përgatitjet për ndeshjen e madhe ndaj Letonisë

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka nisur përgatitjet për ndeshjen kthyese kundër Letonisë në kuadër të Ligës së Kombeve.

“Dardanet” kanë zhvilluar stërvitje përgjatë dy ditëve të fundit, ndërsa ekipi pritet të kompletohet nesër me ardhjen e futbollisteve, të cilat luajnë në klubet evropiane.

Përmes këtyre seancave stërvitore përzgjedhësi Sermaxhaj ka punuar kryesisht me futbollistet të cilat kanë përfunduar kampionatin në ligat ku luajnë, për të rikthyer formën e tyre fizike.

“Arsyeja pse e kemi bërë ndaras është se shumica e futbollisteve sidomos ato që luajnë në ligën e Turqisë ka 25 ditë që kanë përfunduar kampionatin dhe ideja është që me këto dy ditë stërvitje t’i kthejmë sa më shpejt në ritmin e lojës”, tha ai.

“Dardanet” të mërkurën do të zhvillojnë një ndeshje testuese ndaj KFF Dukagjinit, e cila do t’i shërbejë trajnerit Sermaxhaj të provojë disa skema para sfidës me Letoninë.

“Ne mësuam nga dueli i parë ndaj Letonisë dhe duke e parë që kanë një mënyrë të veçantë të lojës e cila dallon nga mënyra se si luajmë ne në Ballkan, atëherë në këtë ndeshje do të provojmë diçka që do të na shërbejë edhe në ndeshjen e kthimit. Është një ndeshje shumë e rëndësishme, por besoj fuqishëm se e kemi potencialin e mjaftueshëm që ta kalojmë këtë sfidë dhe të kualifikohemi në Ligën B”, shtoi Sermaxhaj.

Ndonëse Kosova kishte pësuar humbje në ndeshjen e parë kundër Letonisë si vendas, kësaj radhe synon të kthehet me pikë nga ky udhëtim i rëndësishëm.

“Do të mundohemi që në secilin repart të përmirësojmë diçka dhe t’i shfrytëzojmë forcat që i kemi. Do të mundohemi të punojmë më shumë në sulm që t’ia pamundësojmë kundërshtarit të aplikojë lojën e tyre. Edhe në grumbullimin e kaluar e kemi analizuar kundërshtarin dhe në këtë grumbullim po ashtu, besoj se do të dalim të suksesshme”, tha ndër të tjera Kaltrina Biqkaj.

Me shpresa për rezultat pozitiv është edhe futbollistja Donjeta Halilaj.

“Atmosfera brenda kampit është shumë e mirë, besoj se jemi ekip shumë i komponuar dhe patjetër se në Letoni udhëtojmë për fitore”, tha ajo.

Kosova dhe Letonia përballen më 3 qershor nga ora 20:00 në Riga, ndërsa me kundërshtarin ndajnë pikë të barabarta në grup me gjithsej 6 sosh./GazetaExpress/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.