Avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetic, ka reaguar sot pasi Gjykata Speciale ka bojkotuar raportimin e Avokatit të Popullit të Kosovës dhe ekspertëve britanikë lidhur me procesin gjyqësor në Hagë.
Misetic ka thënë se Avokati i Popullit të Kosovës dhe Komiteti për të Drejtat e Njeriut i Dhomës së Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit po luajnë rol jetik në ofrimin e garancive për të drejtat e njeriut.
“E drejta për një gjykim publik është një gur themeli i jurisprudencës së të drejtave të njeriut. Mbikëqyrja nga publiku siguron llogaridhënie institucionale, duke i mundësuar publikut të monitorojë prokurorët dhe gjykatat, në mënyrë që shkeljet procedurale dhe materiale të mund të identifikohen dhe korrigjohen”, ka shkruar Misetic.
Ai ka pasur kritika për organizatat prestigjioze si Human Rights Watch dhe Amnesty International, duke thënë se shpesh këto organizata ndryshojnë qasje në nivel ndërkombëtar dhe përfundojnë duke mbrojtur vetë institucionet, ndërkohë që në vazhdimësi mbrojnë të drejtat e të akuzuarve.
“Për fat të keq, gjatë gati 30 viteve të praktikës sime para gjykatave dhe tribunaleve ndërkombëtare, kam vërejtur se organizatat e mëdha joqeveritare, si Human Rights Watch dhe Amnesty International, të cilat mbrojnë me vendosmëri të drejtat e të akuzuarve në nivel kombëtar, shpesh ndryshojnë qasje në nivel ndërkombëtar dhe përfundojnë duke mbrojtur vetë institucionet. Ky ndryshim sistemik i lë të pandehurit në proceset ndërkombëtare të izoluar, pa monitorimin objektiv të jashtëm që është i nevojshëm për të garantuar të drejtat e tyre”, ka shtuar tutje Misetic, raporton Express.
“Avokati i Popullit i Kosovës dhe Komiteti për të Drejtat e Njeriut i Dhomës së Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit meritojnë vlerësim për faktin se po i japin kuptim konkret dhe zbatim real të drejtës për një gjykim publik në procesin Thaçi dhe të tjerët”, ka përfunduar Misetic.
With their comprehensive review of the fair trial guarantees in the Thaçi et al. international trial, the Kosovo Ombudsperson, Naim Qelaj, and the Bar Human Rights Committee of England and Wales are playing a vital role in providing meaningful human rights guarantees.
Bisedat e të akuzuarve sipas prokurorisë vazhdojnë edhe me datë 15.12.2022.
“Nisja nga fontana në ora 02: 33”
Nga një mesazh i bërë më datë 21.12.2022, i akuzuari i këtij rasti, Dushan Maksimoviq shkruan “Na mbyti kjo puna me orë.”, kurse merr përgjigje nga i akuzuari tjetër me nofkën “Kurto”: “Çka të bësh vëlla, puna me orë është e çuditshme.”
Tjetër mesazh telefonik që prezantohet në aktakuzë me datën 24.12.2022 me përmbajtjen si vijon: “Do të mundnim deri ne Suhodoll pasdite të provojmë armët me nga 2-3 fishek.”- shkruan i akuzuari “Kurto”.
akuzuari Kurto sipas aktakuzës dërgon një tekst me përmbajtje: “Sot natën po digjet gjithçka në Lesak, Leposaviq.”
Në një tjetër mesazh të prezantuar në aktakuzë, me datë 10.12.2022 në ora 19:14 një person me emrin, Milosavljeviq Tanja thotë se pas Presidentit Vuciq, dëshiron të thotë disa fjalë (bëhet fjalë për grupe në aplikacione telefonike).
“Pas Presidentit tonë Vuçiq, të them edhe unë disa fjalë.”
Në këto komunike, të akuzuarit kërkon të dinin edhe kush janë personat që nuk janë paraqitur.
“Disa as nuk kanë ardhur.”. Kurse i akuzuari “Kurto” shkruan: “Jepni emrat e atyre që nuk kanë ardhur.”
Kurse një person me emrin Tanja Strina shkruan: “Lista është e gjatë”.
PSRK në aktakuzë ka vendosur edhe disa mesazhe të tjera që i ka dërguar i akuzuari me nofkën “Kurto”, ku tregon se në cfarë ore nisën furgonës dhe në sa kthehen.
“Furgoni niset në 11:30 dhe kthehet në 12:00.” si dhe “Furgoni niset në 16:30 dhe kthehet në 17:00.”, “Derisa të zgjasin barrikadat.”.
Tutje në aktakuzën e Prokurorisë Speciale, është siguruar një komunikim mes të akuzuarit, Dushan Drobaq me datë 19.12.2022 që ia ka uruar ditëlindjen personit me emrin Nikolla Vuçkoviq.
Me datë 31.07.2022 në aktakuzë përsëri shfaqet një komunikim ku i pandehuri Dushan Drobac ja shkruan një tjetër mesazh Nikolla Vuçkoviqit me përmbajtje “Mirë Nikolla keni kujdes”.
Ndërsa me datë 06.07.2022 një mesazh i zbërthyer nga PSRK në aktakuzën e datës 10.06.2022, Bransilav Seselnoviq shkruan në Ëhatssap se prapë diçka po ndodhë, ndërsa merr mesazh nga Nikolla Vuçokoviq.
“Prapë diçka po zihet, të gjithë në ora 3 në pozicione, në pikën te shkolla teknike sonte mblidhen njerëzit dhe duan të na qojnë në luftë” si dhe “Katastrofa, ruaju kumar, unë jam i liruar, po ma nin fortë”.
Me 5 shkurt të vitit 2023, sipas përmbajtjes së aktakuzës, një person me emrin Miso Nikoliq ka shkruar një mesazh se si mund ta shkyçin bombën dhe ta gjuaj tek të gjelbërit dhe merr një mesazh nga një person me emrin Ilija Trajoviq, me përmbajtjen që dje e ke hedhur në mbrëmje.
“Mund të ma shkyçin bombën dhe ta gjuaj, dhe atë të gjelbër”/ “E ke hedhur mbrëmë, a do ta bëesh edhe sot?”.
Me datë 20 dhjetor 2022 një person Aleksandar Simiq e dërgon një mesazh me përmbajtje “Gjendje Lufte” kurse Sllavisha Llaketiq shkruan: “Jam nisur për në Sllatinë te Lumi LLukovcit, Rosu me katër automjete të blinduara, kamion dhe bager po vendosni mbrojtëse nga betoni
Pra, sipas përmbajtjes së këtyre SMS-ve, me datë 28.05.2023, një ditë para se të ndodh sulmi ndaj KFOR-it në Zveçan, i pandehuri (Nenad Orloviç) e pyet shefin e tij Srdjan Vuçiniç, se a ka ndonjë aksion, ndërsa ky ja kthen: “Duhet të punosh, të mbledhësh mbeturina“.
Me datë 29.05.2023, pastaj ka ndodhur sulmi ne Zveçan ku i pandehuri ka qenë prezent që nga mëngjesi e deri kur masa e dhunshme kanë sulmuar trupat e KFOR-it.
Me datë 30.05.2023, personi Serdjan Vuçiniç i shkruan: “Nesër në mëngjes në ora 7h në takim për pastrim”, ndërsa mesazhi që merr mbrapa është: “Në rregull”.
Nganjëherë bisedat i bëjnë me kode, por kuptohet edhe nga bisedat tjera me personat tjerë, se i pandehuri në atë kohë ka qenë vazhdimisht i angazhuar të kryej detyra konkrete sipas urdhrave që ka pranuar nga përgjegjësit e tij dhe është fshehur pas bisedave kinse për të kryer shërbime të pastrimit e në fakt ka ndodhur e kundërta”- thotë tutje aktakuza e Prokurorisë.
Prokuroria tutje ka elaboruar se si në një mesazh telefonik që i pandehuri, Nenad Orloviç me datë 29.05.2023 krenohet teksa sulmon trupat e KFOR me përmbajte:
Duhet ta mbajnë mend këtë ditë. Sulmojmë NATO-n hahahahah”, raporton Kallxo.
Komunikimet e grupit që dyshohet se merreshin me barrikada, zbulohet mesazhi i ditës kur u sulmua KFOR-i në Zveçan


