No menu items!

Konfirmohet data dhe ora e El Clasicos së parë të sezonit në La Liga

Barcelona do të presë Real Madridin në El Clasicon e parë të sezonit në La Liga në “Estadi Olimpic Lluis”  të shtunën më 28 tetor me fillim nga ora 16:15, ka konfirmuar La Liga.

Kjo do të jetë klasikja numër 297 në histori, me Real Madridin që ka një bilanc më pozitiv sa i përket takimeve të ndërsjella me 102 fitore karshi 100 sosh të Barcelonës, ndërsa 52 ballafaqime tjera kanë përfunduar me barazim.

Dy gjigantët spanjollë janë përballur me njëri-tjetrin gjatë parasezonit në një miqësore luksi e cila u zhvillua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me katalunasit që dolën fitues me rezultat të thellë 3-0.

 

Në atë ndeshje debutuan emra të rinj te Real Madridi si Jude Bellingham, Fran Garcia, Brahim Diaz dhe Joselu.

Kur jemi tek ndeshjet zyrtare, takimi i fundit mes dy palëve daton me 5 prill të këtij viti, ku Los Blancos arritën një fitore madhështore 4-0 në “Camp Nou” për të siguruar kalimin në finale të Kupës së Mbretit, kompeticion ky ku në fund ekipi i drejtuar nga Carlo Ancelotti arriti të dal fitues pasi mposhti Osasunan me rezultat 2-1.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.