No menu items!

“Konfirmohet lajmi i raporto24, se njëri nga të plagosurit në Bielefeld ka vdekur.”

Mediumi gjerman WDR ka raportuar, duke u thirrur në reporterin e tij, se njëri prej të plagosurve në Bielefeld ka vdekur.

Është raportuar për katër persona të plagosur që u shtrinë në spital.

Të shtënat me armë ndodhën afër gjykatës ku po gjykohej i dyshuari për vrasjen e boksierit kosovar, Besar Nimani.

Dy prej të plagosurve ishin familjarë të të dyshuarit për vrasjen e Nimanit. Babai i tij u raportua se ishte i plagosur rëndë.

Burimet e Raporto24 mësojnë se babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit Besar Nimani ka ndërruar jetë nga sulmi që ndodhi sot në gjykatën e Bielefeldit.

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU