No menu items!

Kongresi s’kundërshtoi shitjen e Javelinëve, Maqedonci: I gëzohemi lajmit, po e presim ofertën prej SHBA

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedoncii i është gëzuar lajmin se Kongresi në SHBA nuk ka kundërshtuar shitjen sistemit anti-tank Javeline.

Kështu, Maqedonci thotë se tani Kosova pret oferatat nga SHBA-ja.

Ai deklaroi se është fakt i kryer paisja e Kosovës me Javeline.

“I gëzohemi lajmit që sot ka përfunduar periudha tridhjetë ditore e njoftimit të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës rreth kërkesës tonë për blerjen e sistemit anti-tank Javeline, rrjedhimisht mund të vazhdojmë hapat tjerë. Proceduralisht jemi në pritje të ofertës nga ana e ShBA-së, që pastaj bazuar në të dhe planin e zhvillimit të FSK-së të realizojmë blerjen. Javeline, sistem me të cilin do të pajiset FSK tashmë fakt i kryer”, ka thënë ministri i Mbrojtjes. /Gazeta Express

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.