No menu items!

Konjufca i reagon Musliut për punësimet familjare: Të betohem në vajzat e mia që 150 familjarë t’i dorëzojë me listë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka vazhduar replikën me deputeten e PDK-së Ganimete Musliu, për punësimet familjare në institucionet e shtetit. Ai ka thënë se mund t’ia dorëzojë Musliut një listë me 150 familjarë të ish-partive politike, të punësuar në BQK, Telekom etj.

Teksa Konjufca ia përmendi motrën Musliut që e ka të punësuar në shërbimin e jashtëm, deputetja i tha se ajo është kryqëzuar vetëm se është motra e saj biologjike.

E këtu Konjufca i tha se betohet në vajzat e tij se mund t’ia dorëzojë një listë me 150 familjarë të ish-partive politike në pushtet, të punësuar në institucionet e shtetit.

“Kurrë nuk ka qenë niveli im me përmend emra, kjo është hera e parë që e përmenda në Kuvendin e Kosovës….Unë vjet isha Ministër i Punëve të Jashtme, kur shkova aty i gjeta kështu: Drejtori im ishte vëllai i shefit të grupiot parlamentar të LDK-së, drejtori tjetër ishtë vëllai i ish-ministrit të shëndetësisë, tash që po e luan rolin te LDK-ja…Nuk i kam përmend këta emra, se nuk është në nivelin tim me u marrë me kësi gjëra…Kam mujt me bë propagandë, po nuk ma lejon ndërgjegja. A e kam përmend ndonjëherë motrën tëndë deri në këtë sekond, e bëra që forma e propagandës vec pse është motra jote është kurgjë hic. Me ia fillu me jau numëru familjarët në BQK, në Telekom, unë mendoj që në këtë Kuvend ta bi listën e saktë që shkojnë deri te niveli i dhëndrit, i vjehrrit, motrave, vëllëzerve. Oj Gane vetëm opozita, po të betohem në vajzat e mia, 150 familjarë t’i dorëzojë me listë”, u shpreh Konjufca ndër të tjera

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.