Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se tanimë është pezulluar marrëveshja për tiketën ngjitëse deri në marrjen e vendimit përfundimtar për këtë çështje, transmeton “Indeksonline.
E ky vendim siç duket i ka pëlqyer edhe kryekuvendiarit, Glauk Konjfuca.
Pas përfundimit të fjalës së ministrit Aliu, Gluak Konjuca tha se “shumë bukur kjo”.
Kjo edhe nxiti të qeshura në Kuvendin e Kosovës.
Më poshtë e gjeni njoftimin e Hysen Durmishit për pezullimin e kësaj marrëveshje.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë të Kosovës,
Sot kam marrë vendim që të pezulloj marrëveshjen për tiketa ngjitëse deri në marrjen e vendimit përfundimtar për këtë çështje.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes dhe vëmendjes së madhe të opinionit publik kam gjetur dokumente e raporte që janë kontradiktore me njëra tjetrën.
Unë jam bazuar në dy dokumente të rëndësishme para se të nënshkruaja marrëveshjen e ato janë:
raporti i auditorit të brendshëm të ministrisë dhe opinioni i zyrës ligjore të Kryeministrisë i datës 20.01.2020, i harmoniziar me zyret ligjore të MI, MAP dhe MD.
Vendimin përfundimtar do ta marrim pas rishikimit të funksionimit të sistemeve dhe standardeve të kontrolleve të brendshme të ministrisë.