No menu items!

Konjufca pranoi Raportin e Progresit: Do të ketë rol orientues për punën e Kuvendit të Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav.

Në këtë takim ai ka pranuar prej tij Raportin e Vendit, të vitit 2024 për Kosovën.

Ambasadori Orav theksoi se ky dokument vlerëson zhvillimet e ndryshme përgjatë periudhës raportuese dhe sfida për të ardhmen.

Pasi falënderoi ambasadorin Orav për punën në përpilimin e raportit dhe angazhimin e BE-së në Kosovë, Konjufca u shpreh se angazhimi për avancim në drejtim të agjendës së integrimeve evropiane do të vazhdojë.

Konjufca tha se ashtu si në periudhat e mëhershme, edhe ky raport do të ketë rol orientues në punën e Kuvendit të Kosovës dhe nënvizoi synimin për arritjen e objektivave të përcaktuara, të cilat do të ndiqet me përkushtim

LINKU I Raportit👇

https://neighbourhood-enlargement.ec.europa.eu/kosovo-report-2024_en?

 

 

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.