No menu items!

Konkurrentja shqiptare Sihana Haxhnikaj përfundon rrugëtimin në “The Voice Australia”, nuk kualifikohet në raundin tjetër të garës

Javë më parë, në të gjtihat mediat vendore pothuajse ishte lajm se si dy shqiptare u takuan rastësisht me njëra-tjetrën në skenën e spektaklit “The Voice Australia”.

Bëhet fjalë për trajneren Rita Ora dhe konkurrenten Sihana Haxhnikaj, të cilat nuk hezituan të shprehnin simpatinë e tyre për njëra-tjetrën në audicionet e fshehura.

Me të dëgjuara se është nga Kosova, Rita u entuziazmua shumë kur e pa Sihanën në skenë, e aq më tepër që ajo e ktheu karrigen për të.

Por megjithëse u pëlqye shumë nga publiku australian, Sihana nuk e ka vazhduar rrugëtimin e saj në raundin tjetër pasues.

Ajo është eliminuar pasi nuk është votuar mjaftueshëm nga publiku në garën me konkurrentet Gezel Bardossi dhe Elsa Marilyn, të cilat u votuan mjaftueshëm për të shkuar në beteja, por në fund Rita zgjodhi të vazhdonte me Elsan.

Ky është përndryshe viti i tretë me radhazi që Rita Ora zgjidhet të jetë anëtare e jurisë në spektaklin e talenteve “The Voice Australia”. /Telegrafi/

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.