No menu items!

Konstituimi i Kuvendit – sot përpjekja e pestë

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish sot, në përpjekjen e pestë për të vazhduar konstituimin e legjislaturës së nëntë. Seanca do të nisë nga ora 10:00.

Në seancën e fundit të mbajtur të hënën, as për të tretën herë me radhë Albulena Haxhiu nuk i pati 61 votat e nevojshme për kryetare të Kuvendit. Në mungesë të numrave, emri i saj nuk doli fare në votim.

Lëvizja Vetëvendosje ritheksoi se nuk kanë kandidat tjetër për kryekuvendar, përveç Albulena Haxhiut.

Madje, deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, kërkoi marrëveshje politike për konstituimin e Kuvendit, mirëpo deri më tani nuk ka sinjale për ndonjë marrëveshje të mundshme mes subjekteve politike.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.